Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Trainkos-i i Rizvanollit vizitë zyrtare në Serbi për riparim vagonësh, marrin masa ndaj punëtorit që tregoi publikisht

Trainkos-i i Rizvanollit vizitë zyrtare në Serbi për riparim vagonësh, marrin masa ndaj punëtorit që tregoi publikisht

Ndërmarrja Publike “Trainkos” me pronar Qeverinë e Kosovës del të ketë zhvilluar vizitë zyrtare në Republikën e Serbisë për riparim vagonësh të trenit.

Ngjarja u bë brum për debat publik kur ndaj një punëtori të Trainkos-it u morrën masa disiplinore nga ndërmarrja pasi ai tregoi që vagonët janë riparuar në Serbi.

Ai tha se “nuk kam rrejtë kurrgjë” dhe se iu dhimbsën si qytetar “gjysmë milioni euro” me shku në Serbi për riparim vagonash.

Në dokumentine brendshëm që ka siguruar Nacionale, Komisioni për Pranim të Projektit “Riparim i Mesëm i Vagonëve” njofton drejtuesit e ndërmarrjes së kanë udhëtuar për në Serbi.