Ambasada ka bërë të ditur se trupat e pa jetë të shtetasve, Asllan Musliu, Istref Zekaj dhe Pajtim Bajrami, janë nisur për në Kosovë sot pasdite.

“Në këto momente të vështira, shprehim edhe një herë ngushëllimet tona më të sinqerta për familjet e të ndjerëve, të afërmit e tyre dhe për të gjithë ata që janë prekur nga kjo humbje.
Njëherazi, shprehim mirënjohjen tonë për bashkatdhetarët tanë, të cilët, me interesimin dhe gatishmërinë e tyre për të ndihmuar, treguan solidaritet në këto momente të vështira”, ka njoftuar Ambasda.