Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Tragjedia në poligonin në Prishtinë: Sot varroset 24-vjeçarja që humbi jetën pasi u vetplagos

Tragjedia në poligonin në Prishtinë: Sot varroset 24-vjeçarja që humbi jetën pasi u vetplagos

TV Arbëria ka raportuar dje për një ngjarje tragjike që ndodhi në poligonin e qitjes “Fazani-S” në Prishtinë, ku një e re ka humbur jetën tragjikisht.

Viktima është identifikuar si Lindore Sejdiu, 24-vjeçare, e cila rreth orës 19:20 është plagosur me armë zjarri në pjesën abdominale.

Ajo është dërguar me urgjencë në QKUK, por përkundër përpjekjeve të mjekëve, rreth orës 22:00 ka ndërruar jetë.

E reja Sejdiu, do të varroset sot pas namazit të Ikindisë, në varrezat e Uglarit.

“Lajmërim Varrimi

Me dhimbje të madhe njoftojmë se motra jonë e dashur Lindore sejdiu ndërroi jetë

Varrimi do të bëhet sot pas namazit të Ikindisë, në varrezat e Uglarit

Të gjithë familjarët, miqtë dhe dashamirët ftohen të marrin pjesë në përcjelljen e saj për në shtepin e fundit”, thuhet në njoftimin e familjarve.