Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Tragjedia në Junik, ky është personi që vdiq tragjikisht pas aksidentit me katërçikletë

Tragjedia në Junik, ky është personi që vdiq tragjikisht pas aksidentit me katërçikletë

Një aksident tragjik ka ndodhur sot në fshatin Jasiq të Junikut, ku në aksident është përfshirë një katërçikletë, ngasësi i të cilës ka vdekur në vendin e ngjarjes.

Në rrjetet sociale, është bërë e ditur se viktima është Shkëlqim Idriz Alaj, nga Drenoci i Vokshit.

Postimi:

🖤 LAJM I HIDHUR

Me dhimbje të madhe morëm lajmin se sot, në një aksident tragjik me motor, rrugës për në Bjeshkën e Junikut, ka ndërruar jetë bashkëvendasi ynë, Shkëlqim Idriz Alaj, nga Drenoci i Vokshit.

Humbja e tij e parakohshme është dhimbje e madhe për familjen, të afërmit, miqtë dhe gjithë bashkëvendësit.

Në këto momente të rënda, u shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Alaj dhe të gjithë të afërmve.

Allahu e mëshiroftë dhe e shpërbleftë me Xhenet. 🤲

U prehtë në paqe! 🖤