Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, Konjufca ngushëllon familjarët: E dhimbshme, sa më shpejt të kemi hetim të rastit

Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, Konjufca ngushëllon familjarët: E dhimbshme, sa më shpejt të kemi hetim të rastit

Glauk Konjufca nga Vetëvendosja ka reaguar pas rastit tragjik që ndodhi mbrëmë në Jabllanicë të Gjakovës, ku humbën jetën tre të mitur, si pasojë e shembjes së një shtëpie të pabanuar.

Konjufca për rastin ka thënë se është e dhimbshme dhe e papërshkreshme, si dhe bëri thirrje për hetim të menjëhershëm të rastit.

Konjufca ju shpreh ngushëllime familjarëve të tre fëmijëve.

Postimi i plotë:

Është e dhimbshme dhe e papërshkrueshme humbja e jetëve të tre të miturve në Jabllanicë të Gjakovës.

Bëj thirrje që në kohën sa më të shpejtë të kemi hetim të imtësishëm e të tërësishëm të rastit.

Shpreh ngushëllimet e mia për familjarët që humbën më të dashurit e tyre, në këto momente jashtëzakonisht të vështira për ta dhe gjithë shoqërinë tonë, duke u lutur që të gjejnë forcën për ta përballuar këtë humbje kaq të madhe! /TV Arbëria