Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kronikë e zezë > Tragjedi në Prizren: 17-vjeçari humb jetën pasi del nga rruga me motoçikletë

Tragjedi në Prizren: 17-vjeçari humb jetën pasi del nga rruga me motoçikletë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në rrugën Landovicë–Gjonaj në komunën e Prizrenit, ku një 17-vjeçar është gjetur pa shenja jete pas një aksidenti të dyshuar me motoçikletë.

Sipas Policisë së Kosovës, viktima është identifikuar si V.N. (i lindur më 15.08.2008) nga lagjja Arbane e Prizrenit. I mituri ishte raportuar si i zhdukur pasi kishte dalë nga shtëpia mbrëmjen e kaluar dhe nuk ishte kthyer, ndërsa nuk ishte lajmëruar as përmes telefonit.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, konfirmoi se rreth orës 16:00 të së martës, qytetarë që po punonin në ara kishin vërejtur një trup të shtrirë rreth 7-8 metra larg rrugës, pranë një muri të një shtëpie në ndërtim.

“Bazuar në hetimet fillestare, dyshohet se i mituri, derisa ishte duke drejtuar një motoçikletë, nuk i është përshtatur kushteve dhe rrethanave të rrugës, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke u përplasur në një mur mbrojtës, ku ka pësuar lëndime të rënda që kanë rezultuar me vdekje në vendin e ngjarjes,” tha Bytyqi.