Një aksident i rëndë ndodhi mesditën e sotme në fshatin Revuç të Podujevës, ku ndërroi jetë pjesëtari i Policisë së Kosovës, Granit Sherifi.
Burime të IndeksOnline pohojnë se Sherifi, ishte duke punuar me traktor në momentin e aksidentit.
Sipas burimeve, ai humbi kontrollin mbi traktor dhe u rrokullis.
Fatkeqësisht, Sherifi nuk iu bëri ballë plagëve të marra.
Si pjesëtar i PK-së prej vitesh, Sherifi shërbente si gardian në burgun e Dyzit.
