Një shkollë në qytetin spanjoll Herez de la Frontera në afërsi të Kadizit, tre arsimtarë dhe dy nxënës janë therur me thikë kur u sulmuan nga një nxënës 14-vjeç.
Sulmi ndodhi gjatë orës së mësimit në shkollën “Elena Garcia Armada”, e sulmuesi dyshohet se i ka ngulur thikën në sy njërit prej arsimtarëve,
Mediat e atjeshme raportojnë se nxënësi “që njihej si nxënës problematik”, shkoi në shkollë e më pas nxori nga çanta një thikë gjigante dhe me të filloi t’i therë këdo që i kalonte pranë.
Në vendin e ngjarjes dolën menjëherë forca të shumta të policisë, që arrestuan adoleshentin. Në këto momente akoma nuk dihet motivi i sulmit.
Mediat spanjolle raportojnë se të lënduarit janë dërguar në spital, e shkalla e lëndimit akoma nuk dihet saktë.
Shkolla është evakuuar, kurse prindërit e nxënësve janë mbledhur rreth shkollës duke pritur fëmijët e tyre.
#Ahora Así está la situación ahora en la puerta del IES Elena García Armada donde esta mañana ha ocurrido un suceso donde un menor ha apuñalado a profesores y alumnos. @OndaCero_es @MediodiaOC https://t.co/sxgzR5B5QI pic.twitter.com/q4XjO1cqPV
— Onda Cero Cádiz – Rota (@ondacerocadiz) September 28, 2023
/TV Arbëria