Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Tragjedi në Lisbonë, del nga shinat tramvaji historik, 3 të vdekur e 20 të plagosur

Tragjedi në Lisbonë, del nga shinat tramvaji historik, 3 të vdekur e 20 të plagosur

Tramvaji ikonik i Lisbonës, i njohur me emërtimin Gloria, i cili është shumë i njohur për turistët, doli nga shinat dhe u përmbys këtë të mërkurë, duke vrarë tre persona dhe plagosur 20 të tjerë.

CNN Portugal raporton se pjesë e incidentit tragjik është bërë tramvaji që lidh lagjet Restauradores dhe Príncipe Real të Lisbonës.

Mbrojtja Civile portugeze dërgoi në vendngjarje 56 anëtarë personeli të mbështetur nga 22 automjete, për të asistuar në kohë të plagosurit.

Tramvaji historik i Lisbonës, i cili mund të mbajë deri në 42 persona, është një nga simbolet e kryeqytetit portugez dhe tërheq shumë turistë që vizitojnë qytetin.