Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Pësoi atak kardiak gjatë ndeshjes, ndërroi jetë futbollisti 17-vjeçar

Pësoi atak kardiak gjatë ndeshjes, ndërroi jetë futbollisti 17-vjeçar

Pas një sulmi kardiak ka ndërruar jetë futbollisti i FC Trepça ’89 dhe njëherësh anëtari i ekipeve shqiptare të Kosovës, E/K.

17-vjeçari ka qenë duke luajtur në ndeshjen A&N – Trepça’89, në kuadër të Superligës në kategorinë e juniorëve, kur në një moment ka rënë pa vetëdije në fushë.

Stafet mjekësore të të dyja klubeve kanë intervenuar me shpejtësi për t’i ofruar ndihmë dhe më pas me urgjencë e kanë dërguar në Spitalin Rajonal në Prizren.

Megjithatë, përkundër përpjekjeve maksimale të mjekëve, Erioni nuk ka dhënë shenja jete dhe është konstatuar vdekja e tij nga ataku kardiak.

Federata e Futbollit e Kosovës reagoi duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes Kajtazi, FC “Trepça’89” dhe tërë komunitetit të futbollit për vdekjen e parakohshme.

/TV Arbëria

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Powered by WordPress