Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Shqipëri > Tragjedi në Durrës: Dy fëmijë humbin jetën, një tjetër në gjendje të rëndë pasi i përplasi makina

Tragjedi në Durrës: Dy fëmijë humbin jetën, një tjetër në gjendje të rëndë pasi i përplasi makina

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të shtunë në zonën e Kënetës, në Durrës, ku një automjet ka përplasur tre fëmijë të moshës rreth 8–13 vjeç.

Sipas informacioneve paraprake, dy prej fëmijëve kanë humbur jetën si pasojë e plagëve të marra, ndërsa tjetri, i moshës 8-vjeçare, është dërguar në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Mësohet se fëmijët kanë qenë duke luajtur në lagje, ku automjeti që lëvizte me shpejtësi i ka përplasur.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës dhe policia, të cilat po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e drejtuesit të mjetit.

Pritet një reagim zyrtar nga policia për detaje të mëtejshme mbi ngjarjen.