Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > “Trafikimi me njerëz”- Nisin hetimet për rastin e gruas që u shfaq me shenja dhune në Gjilan

“Trafikimi me njerëz”- Nisin hetimet për rastin e gruas që u shfaq me shenja dhune në Gjilan

Prokuroria Themelore në Gjilan ka nisur të ndërmarrë veprime hetimore lidhur me dyshimet për dhunimin fizik e keqtrajtimin seksual të një gruaje në Gjilan për të cilën kishte shumë reagime pasi iu publikuan disa fotografi me shenja dhune në fytyrë.

E njëjta dyshohet të jetë me të meta mendore.

Rasti është inicuar si “Trafikimi me njerëz”, nga neni 165 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Prokuroria Themelore në Gjilan, ju njofton se pas postimit nga qytetarët në rrjetin social “Facebook” të fotografisë së të dëmtuarës A.S. me lëndime trupore, ka autorizuar Policinë e Kosovës që të ndërmarre veprime hetimore, lidhur me këtë çështje penale. Me urdhër të prokurorit kujdestar rasti është inicuar si “Trafikimi me njerëz”, nga neni 165 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Prokuroria Themelore në Gjilan në bashkëpunim me Policinë e Kosovës do të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në mënyrë që të identifikohet/en kryerësi/it e kësaj vepre penale”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë në Gjilan.