Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > “Tradhtinë e zbulova nga portalet”, Alma Bektashi rrëfen si i dha fund martesës së saj 20 vjeçare

“Tradhtinë e zbulova nga portalet”, Alma Bektashi rrëfen si i dha fund martesës së saj 20 vjeçare

Këngëtarja, Alma Bektashi ka folur për divorcin nga ish-bashkëshorti i saj.

Ajo ka rrëfyer për shkaqet , sipas saj, e kanë shtyrë të kërkojë ndarjen nga burri me të cilin ka qenë e martuar 20 vite.

“Divorci nuk është vendimi lehtë. Por nëse do me pasë qetësi mendore, shpirtërore, emocionale disa gjëra duhet me u marrë. Edhe ndoshta për hir të fëmijëve. Në radhë të parë ka qenë tradhtia bashkëshortore. Që unë e marrë si mosrespekt nda personit me të cilin e kalon një kohë shumë të gjatë. Unë mendoj që me një martesë nuk mundesh me duru. Ai ka qenë vendimi i marr përnjëherë. E kuptova nëpërmjet portaleve. Kisha dëgju aty-këtu, por gjërave nuk u besoj pa i parë vet”, ka thënë ajo.