Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > “Tradhti shtetërore”, Afrim Kasolli ‘shpërthen’ për bllokadën politike

“Tradhti shtetërore”, Afrim Kasolli ‘shpërthen’ për bllokadën politike

Analisti politik Afrim Kasolli, në ARB Debat me Rid Berishën, ka komentuar bllokadën institucionale dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me këtë ngërç politik.

Kasolli, në lidhje me takimin e Presidentes Osmani me liderët e partive politike për gjetjen e një konsensusi për krijimin e një marrëveshjeje drejt formimit të qeverisë, ka thënë se nuk pa ndonjë shenjë pozitive në këtë aspekt.

“Nuk dha ndonjë shenjë i liderëve politikë që mund të jetë produktiv dhe të shihet dritë në fund të tunelit”.

Kasolli, duke folur për afatin e Gjykatës Kushtetuese, e cila i ftoi deputetët që brenda 30 ditëve të bëhet konstituimi i Kuvendit të Kosovës dhe, përmes votës së tyre dhe marrëveshjes politike, të japin votën e tyre në këtë drejtim, hodhi kritika për LDK-në dhe PDK-në, pasi këto parti kanë deklaruar se do t’i drejtohen sërish Kushtetueses me pyetjen se çfarë ndodh pas 30-ditësh?

Kasolli thotë se kjo e tregon gjendjen politike në të cilën jemi.

“Vetë fakti që shtrohet një pyetje e tillë, tregon për nivelin e skenës politike; është një pyetje që nuk do duhej të shtrohej”.

Analisti Kasolli tutje thotë se, nëse brenda këtij afati të Kushtetueses prej 30 ditësh nuk kemi konstituim të Kuvendit, kjo sipas tij është një tradhti shtetërore.

“Nëse nuk zbatohet ky detyrim, është një lloj tradhtie shtetërore, në kuptimin kushtetues”, tha ai në ARB Debat.

Tutje, thotë se partitë politike po blejnë kohë.

Në bazë të sjelljeve të tyre, fakti që të gjitha partitë po i drejtohen sërish Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar interpretim për pozicionet e tyre politike, tregon që ato po kërkojnë siguri juridike për këto pozicione juridike dhe politike që do t’i mbrojnë. Dhe blejnë kohë”. /TVARBËRIA