Tottenhami nuk ka ndonjë plan të menjëhershëm për të shkarkuar Antonio Conten, por shefi i bordit të skuadrës, Daniel Levy thuhet se është i gatshëm që ta mendojë këtë gjë pas eliminimit nga Liga e Kampionëve.
Levy momentalisht e ka lënë në duart e stafit udhëheqës të klubit, i udhëhequr nga drejtori sportiv Fabio Paratici, për të trajtuar të ardhmen e pozitës së trajnerit të skuadrës.
Conte e pranoi vet se bordi i Tottenhamit mund ta shqyrtojë mundësinë për ta shkarkuar atë, pas eliminimit nga Liga e Kampionëve nga Milani, gjë kjo që nënkupton se koha e Tottenhamit pa trofe mund të vazhdojë edhe këtë seazon.
Siç bëhet e ditur nga “Sportsmail”, Conte pritet të largohet nga Tottenhami para fillimit të sezonit të ardhshëm, kur edhe i përfundon kontrata e tij, ndërsa besohet se nuk ka indikacione nga asnjëra palë për ta aktivizuar opsionin e rinovimit të kontratës edhe për 12 muaj të tjerë.
Ndërkaq, Conte pritet që të jetë në krye të skuadrës edhe për ndeshjen e së shtunës ndaj Nottingham Forest, me bordin e klubit që janë të vendosur ta përkrahin 53 vjeçarin italian pavarësisht faktit se e ardhmja e tij është e paqartë.
Pavarësisht realitetit të hidhur të një sezoni tjetër pa trofe, Tottenhami momentalisht zë vendin e katërt ë Premier Ligë, dhe ka gjasa për të siguruar një biletë drejt Ligës së Kampionëve të sezonit të ardhshëm.
Daniel Levy nuk dëshiron një herë të marrë ndonjë vendim që mund të rezultojë i ngutshëm, dhe që rrezikon shanset e skuadrës së tij për të përfunduar në Top 4.
Sidoqoftë, brenda klubit besojnë se Levy është i gatshëm që të merret me punën e trajnerit vetë, nëse e sheh se kriza momentale rrezikon shanset për një vend në Top 4.
/TV Arbëria