Më pak se një muaj pasi i tregoi derën Antonio Contes, Tottenhami është me trajnerin e tretë të sezonit Ryan Mason që do të drejtoj skuadrën pas shkarkimit të Cristian Stellinit deri në fund të sezonit.
Humbja e tyre e turpshme 6-1 nga Newcastle të dielën u përshkrua si ‘krejtësisht e papranueshme’ nga kryetari Daniel Levy, i cili ka vepruar shpejt në një përpjekje për të ringjallur shpresat e pakësuara për top katërshen e Premier Ligës..
Për të lënë pas krahëve këtë situatë, “Spursat” do të kërkojnë sot që rezultat pozitiv në ndeshjen kundër Manchester United, skuadër kjo e cila po kalon nëpër një seri pozitive të rezultateve me tri fitore në tri ndeshjet e fundit.
Statistikë interesante është se Tottenham është pa barazim në shtëpi në Premier Ligë që nga dhjetori i vitit 2021 me 18 fitore, 8 humbje.
Ndeshja nis nga ora 21:15 dhe këto janë formacionet e mundshme:
Tottenham (3-4-3): Forster; Romero, Dier, Lenglet; Porro, Hojbjerg, Skipp, Perisic; Richarlison, Son, Kane.
Manchester United De Gea, Bissaka, Lindelof, Shaw, Dalot, Casemiro, Eriksen, Antony, Waghorst, Rashford, Martial
/TV Arbëria