I ftuar në emisionin n’Pult me Resim Morina, kryetari i komunës së Prizrenit Shaqir Totaj, derisa diskutoi për drejtorin e shëndetësisë në po këtë komunë theksoi se ka pasur performancë jo të mirë nga ana e drejtoreshës së shëndetësisë.
Ai tha se kanë bërë ndryshime lidhur me këtë çështje ku me ardhjet e reja në këtë fushë çështjet janë marrë më me seriozitet.
“Tek drejtoria e shëndetësisë e kemi bërë ndryshimin, dy vitet e para e kemi pas një mungesë të performancës së drejtoreshës, pastaj me zëvendësimin e saj ka ardh një drejtor tjetër i cili ka marrë çështjen më serizoisht dhe ka bërë punë të mira. Po ashtu, e kemi ndërru edhe drejtorin e QKMF-së dhe kemi krijuar postin e zëvendësdrejtorit dhe proceset në vijim që kanë lëvizë kanë treguar se kemi bërë punë të mira. E kemi ngrit mobilizimin dhe përqindjen e shfrytëzimit të kapacitetit të stafit një kujdes më i madh ndaj atyre që kanë nevojë të shkojnë në ambullanta, QKMF ose QMF, po ashtu respektin teknik në mirëmbajtjen e ambienteve, kemi investuar në blejre të autoambulancave, gjithashtu e kemi një kontrakton i cili na plotëson në shërbime të veçanta të cilën komuna nuk ka mundësi për t’i dhënë, për të moshuarit shërbim ky i cili kujdeset në shtëpi për ta teksa janë në gjendje të rënde shëndetësore”, deklaroi Totaj n’Pult./tvarbëria/