Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Totaj: Politika nuk e zhvillon qytetin, qytetin e zhvillon biznesi

Totaj: Politika nuk e zhvillon qytetin, qytetin e zhvillon biznesi

Në emisionin “N’Pult”, me Resim Morinën në TV Arbëria, ka qenë i ftuar Shaqir Totaj, kryetari i Prizrenit.

Në bisedë e sipër Totaj ka folurr reth komunës së Prizrenit dhe \hvillimet në të gjatë mandatit të tij të cilin e posedon.

Ai ka deklaruar se politika nuk e zhvillon qytetin, qytetin e zhvillon biznesi.

“Unë besoj që politika nuk e zhvillon qytetin, qytetin e zhvillon biznesi. Politika duhet të krijojë parakushte dhe me ia mundësu biznesit që të zhvilohet. Unë për shkak të kaluarës sime 20 vjeçare si drejtor i ATK-së, i njohë problemet e biznesit dhe i di prokupimet e tyre, prandaj ne kemi qenë afër tyre kemi zhvilluar nje bashkëpunim të afërt me katër shoqatat e biznesit që ekzistojnë në Prizren, iu kemi dhënë përkrahje për investime të tyre, i kemi përfshirë ata në diskutime për zhvillimin e planit komunal, për një periudhë 10 vjeçare”, është shprehur ai.

Tutje, Totaj theksoi se në komunën e Prizrenit kanë përkrah biznese të cilat kanë një koncept të ri për gjeneratën e re në profesion të IT-së.

“Në anën tjetër i kemi përkrah disa biznese të cilat e kanë një koncept të ri për gjeneratën e re për profesion të IT-së edhe për projekte artistike kulturore, të gjitha këto kanë rezultuar me një akceptim shumë të mirë, dhe ka rezultuar me një kthim të efektit tek qyterarët e komunës së Prizrenit”, përfundoi ai në emisionin n’Pult.