Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Totaj i PDK-së: Në zgjedhjet lokale pres trend tjetër të rritjes

Totaj i PDK-së: Në zgjedhjet lokale pres trend tjetër të rritjes

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj ka deklaruar se në zgjedhjet lokale që do të mbahen brenda këtij viti pret që PDK të vazhdojë me trendin e rritjes.

Kjo pasi sipas Totajt, në zgjedhjet loakle qytetari din sit ë vlerësojë dhe si të votojë, shkruan TV Arbëria.

“Në vitin 2021 pas një euforie shumë të madhe në favor të Lëvizjes Vetëvendosje, ka qenë një frymë e paparë deri në atë moment. Megjithatë në zgjedhje lokale elektorati ka ditë me vlerësu dhe ka ditë me zgjedh lider të komunave të cilët me performancën e tyre pastaj një pjesë e madhe kanë argumentu se elektorati ka vlerësu drejt dhe ka vepru drejt. Unë pres përsëri në tetor të këtij viti, në zgjedhjet lokale që do të kemi trend tjetër të nuk do të kemi rezultatin që e kemi pasë tani, sepse elektorati  nëpër komuna për zgjedhje lokale vlerëson dhe voton ndryshe dhe pres që rezultati për partitë tjera jo vetëm për PDK-në të jetë shumë më i mirë sesa që ka qenë në zgjedhje nacionale”, tha ai në emisionin ‘N’Pult’.