Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Topalli për 11 marsin 1981: Demonstratat nisën spontanisht, nuk kishim informacion se do të shpërthenin

Topalli për 11 marsin 1981: Demonstratat nisën spontanisht, nuk kishim informacion se do të shpërthenin

Ish-veprimtari Faton Topalli ka thënë se nuk kishte informacion paraprak se demonstratat e 11 marsit 1981 në Kosovë do të shpërthenin në atë formë, ndonëse organizata ku vepronte kishte diskutuar mundësinë e shfrytëzimit të rasteve të tilla për ta ngritur kërkesën për Republikë.

Në intervistën në Debat Plus, në kuadër të ciklit “Dosjet”, Topalli e përshkroi fillimin e protestave si spontan, duke e lidhur me pakënaqësinë e studentëve për kushtet në mensën studentore dhe me pakënaqësinë më të gjerë politike e shoqërore në Kosovë.

“Ne s’kemi pasur informacion se si do të rridhnin. Ne kemi pasur qëllim që të organizojmë demonstrata, respektivisht, kudo që paraqitet momenti, me e shtru kërkesën për Republikë”, tha ai.

Topalli tha se, sipas interpretimit të tij, protestat e 11 marsit nuk ishin të organizuara paraprakisht nga një grup i vetëm, pasi në fillim nuk kishte kërkesa të shkruara apo parulla të përcaktuara qartë.