Fikayo Tomori nuk është një futbollist i paprekshëm dhe ai mund të largohet nga Milani gjatë afatit kalimtar veror.
Qendërmbrojtësi anglez ka shkëlqyer në vitet e fundit te Milani, megjithatë klubi italian nuk e përjashton shitjen e tij gjatë afatit kalimtar veror.
Ka qenë mediumi italian Calciomercat që ka raportuar se Rossonerët janë duke menduar shitjen e yllit anglez nëse vije oferta e duhur dhe ata tanimë i kanë caktuar çmimin e largimit
Gjithnjë sipas mediumit italian, Milani po kërkon 47 milionë euro për ta lejuar largimin e qendërmbrojtësit anglez.
26-vjeçari është i hapur për një aventurë të re, derisa ai ndodhet në listën e gjigantit gjerman Bayern Munich.
Megjithatë interesim për Tomorin ka shprehur edhe Newcastle United, West Ham United dhe Evertoni.
Tomori ka tre vite e gjysmë që është pjesë e Milanit, derisa sezonin e fundit ai ka zhvilluar 35 ndeshje ku ka shënuar edhe katër gola