Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Drejtësi > Tomë Gashi: Nesër nis rigjykimi i rastit të Endrit Nikës në Gjykatën Themelore në Prishtinë

Tomë Gashi: Nesër nis rigjykimi i rastit të Endrit Nikës në Gjykatën Themelore në Prishtinë

Avokati Tomë Gashi ka njoftuar se nesër, në ora 09:30, në Gjykatën Themelore në Prishtinë do të nisë rigjykimi i rastit të Endrit Nikës, i cili më parë ishte dënuar me 18 vjet burgim për rastin e vrasjes së një 27-vjeçareje nga Argjentina në hotelin “Sonoma” në Fushë Kosovë.

Sipas Gashit, Prokuroria dhe përfaqësuesi i familjes së viktimës kishin kërkuar dënim më të lartë, deri në burgim të përjetshëm.

Ai ka bërë të ditur se Gjykata e Apelit e ka aprovuar ankesën e tij si mbrojtës dhe e ka kthyer rastin në rigjykim dhe rivendosje.

“Nesër fillon nga fillimi. Dhe kjo është pika që s’duhet me u harru kurrë në një proces penal: askush s’guxon me u dënu mbi supozime a paragjykime. Vetëm provat vendosin”, ka deklaruar Gashi.