Tifozëria më e organizuar e Kombëtares së Shqipërisë, Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar sërish ndaj FSHF-së dhe presidentit të saj, Armand Dukës për kandidaturën së bashku me Serbinë për të organizuar Kampionatin Evropian për U-21 në vitin 2027.
TKZ ka reaguar edhe herën e parë kur doli lajmi, ndërsa kishte mbajtur edhe një protestë para zyrave të FSHF-së më 20 maj të këtij viti.
Sot para ndeshjes me Kroacinë ku Shqipëria barazoi me rezultat 2-2, Tifozat Kuq e Zi, paraqitën një pankartë për të konfrimuar kundështimin tyre për mos organizmin e këtij eveni me Serbinë.
“FSHF – do not collaborate with a genocidial statet – U21 – 2027”- ishte mesazhi i tyre që në shqip mesazhi për FSHF-në ishte që të mos bashkëpunonte me një shtet gjenocidial si Serbia për Kampionatin Evropian për U21.
Para një muaji, kryetari i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, në një video me gazetarin Blendi Fevziu, konfirmoi se Shqipëria së bashku me Serinë kanë kandiduar për të organizuar Euro 2027 për U-21.
Lajmi nuk është pritur aspak mirë nga komuniteti sportive në Kosovës, ku shumë emra të njohur kadhën dhënë mendimin e tyre kundër kësaj iniciative.
Duka disa herë është munduar që ta arsyetojë bashkëpunimin e nisur, por që nuk ka bindur asnjëherë me argumentet e shtruara.