Në konferencën e sotme për shtyp, zyrtarët e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, e cila edhe ishte institucioni që u mor me regjistrimin e popullsisë, kanë deklaruar se Kosova pritet të ketë rreth 1.6 milionë banorë. Ky proces që ka filluar me 5 maj, e që ishte planifikuar të përfundonte me 17 maj, megjithatë u zgajt deri me 24 maj, me qëllim që të jetë sa i plotë.
Një ditë pas përfundimit të këtij procesi kryeministri Kurti, deklaroi “se rezultatet e regjistrimit të popullsisë do t’iu mundësojnë institucioneve që të krijojnë politika, strategji dhe të marrin vendime më të mira për zhvillim më të qëndrueshëm”.
Regjistrimi i fundit i popullsisë në Republikën e Kosovës ishte realizuar në vitin 2021. Me këtë rast, Kosova figuronte se i kishte 1.74 milionë banorë. Ndërkohë, sikur se në këtë proces edhe atëbotë serbët e Kosovës nuk i ishin përgjigjur thirrjes për t’u regjistruar.
Sidoqoftë, ky trend negativ i popullsisë në Kosovës tregon se tashmë rënia ka kapur shifrën deri në tetë përqind.
Ndërkohë, nëse i referohemi të dhënave të “Vjetarit Statistikor të Republikës së Kosovës”, trajektorja e tkurrjes së popullsisë së Kosovës ka lëvizur në këto shifra ndër vite.
Popullsia e përgjithshme rezidente me (31 dhjetor 2014) ishte 1.804.944.
Popullsia e përgjithshme rezidente me (31 dhjetor 2015) ishte 1.771.604.
Popullsia e përgjithshme rezidente me (31 dhjetor 2016) ishte 1.783.531.
Popullsia e përgjithshme rezidente me (31 dhjetor 2017) ishte 1.798.506.
Popullsia e përgjithshme rezidente me (31 dhjetor 2018) ishte 1.795.666.
Popullsia e përgjithshme rezidente me (31 dhjetor 2019) ishte 1.782.115.
Popullsia e përgjithshme rezidente me (31 dhjetor 2020) ishte 1.798.186.
Popullsia e përgjithshme rezidente me (31 dhjetor 2021) ishte 1.773.971.
Për vitin 2023 dhe 2023 mungojnë të dhënat. E sipas asaj që u tha më lartë tashmë pritet që ky numër të jetë 1.6 milionë. Një dëshmi kjo e tkurrjes konstante popullsisë në Kosovë.
/TV Arbëria