Pas përfundimit të ndeshjes së mbrëmshme mes Gjeorgjisë dhe Portugalisë në Kampionatin Evropian të Futbollit, të cilën e fituan gjeorgjianët me rezultat 2-0, u pa një skenë e tmerrshme.
Një rol kryesor e luajti edhe Cristiano Ronaldo, i cili gjithashtu e nisi ndeshjen e turit të fundit nga minuta e parë, edhe pse Portugalia kishte siguruar tashmë vendin e parë në grup.
Një fans ka dashur një foto apo nënshkrim të portugezi, aq sa në një moment ka arritur t’i shpëtojë sigurimit dhe të ngjitet në majë të tunelit.
Nga atje, tifozi në fjalë iu hodh Ronaldos dhe ra në thellësi të tunelit. Ndërkohë sigurimi u hodh përballë Cristianos për ta mbrojtur dhe për të mos e lënduar portugezin nga kjo tentativë tronditëse.
Vetë Ronaldo nuk mund ta besonte atë që po ndodhte dhe u ndal në vend me mosbesim dhe vështrimi i tij thoshte mjaftueshëm që nuk ishte aspak rehat.
Ende nuk dihet nëse djali që u hodh në drejtim të tij përfundoi duke u lënduar pasi u rrëzua nga një lartësi mjaft e madhe.