Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Tjetër rast me pesticide të rrezikshme në mandarinat nga Shqipëria, Kroacia bllokon ngarkesën në kufi

Tjetër rast me pesticide të rrezikshme në mandarinat nga Shqipëria, Kroacia bllokon ngarkesën në kufi

Tjetër rast me pesticide të rrezikshme në mandarinat nga Shqipëria, Kroacia bllokon ngarkesën në kufi

Presidenti i Urdhrit të Mjekut Veterinar, Ervin Resuli ka bërë një tjetër denoncim në rrjete sociale lidhur me një ngarkesë tjetër me mandarina me pesticide nga Shqipëria.

Kjo është zbuluar nga sistemi i alarmit RASFF në BE për praninë e pesticideve të larta në mandarinat nga Shqipëria.

Sipas tij ministria e Bujqësisë po hesht, ndërsa kjo është një sistem alarmi.

‘Raste të reja me prezencë të clorpirifosit në mandarina shqiptare. Ende pa u mbyllur rezultatet e tre ngarkesave të para për praninë e clorpirifosit në mandarina, sistemi i alarmit RASFF në BE ka lëshuar përsëri njoftim më 20 dhjetor për ngarkesa të tjera me pesticide të larta në mandarina nga Shqipëria! Ku është Ministria e Bujqësisë?Ministria ka për detyrë të mbrojë konsumatorin shqiptar dhe të sigurojë standardet e sigurisë ushqimore. Pse po vonohen analizat dhe nuk po publikohen rezultatet? A ka dikush interesa në Ministrinë e Bujqësisë që lejon popullatën shqiptare të konsumojë produkte me nivele të rrezikshme të pesticideve? Kjo situatë është një këmbanë alarmi për shëndetin e qytetarëve dhe për reputacionin e produkteve tona bujqësore. Institucionet përkatëse duhet të reagojnë menjëherë dhe të garantojnë që produkte të tilla të mos përfundojnë në tryezat tona.’, thotë Resuli në Facebook.