Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, ka deklaruar se në Samitin e Tiranës janë mbledhur për të ndërtuar të ardhmen e përbashkët të Evropës.
“Sot Evropa është zgjuar, i ka sytë hapur. Ne e dimë se duhet të ecim përpara dhe të mbyllim hendekun e inovacionit. Duhet të nxisim konkurruenshmërinë tonë dhe duhet të ndërtojmë qëndresën tonë. Duhet të zgjerojmë rrjetin e partneritetit në të gjithë botën. Kemi mësuar të gjithë se kur ka kriza të mëdha, Evropa i jem përgjigjet më të mëdha… Jemi mbledhur në Tiranë për të ndërtuar të ardhmen tonë të përbashkët, të ardhmen tonë të Evropës në një epokë begatie të përbashkët”, tha Von der Leyen.