![](https://www.arberia.tv/wp-content/uploads/2025/01/pdk-2025.gif)
Ka nisur protesta e opozitës, teksa deputetët e PD kanë dalë nga selia blu dhe kanë nisur marshimin. Demokratët ndjekin të njëjtin skenar si protesta e mëparshme ku bllokuan disa pika kryesore në Tiranë.
Sot ata janë të vendosur në rrugën pranë Bashkisë së Tiranë, te rrethrrotullimi i “Zogut të Zi”, tek sheshi “Wilson”, tek “Pallati me Shigjeta” si dhe tek kryqëzimi tek “Rruga e Elbasanit”, pranë Xhamisë së Namazgjasë.
Kujtojmë se policia në përgjigje të kërkesës së organizatorëve të këtij tubimi, nuk u ka dhënë leje për bllokimin e akseve rrugore, pasi sipas bluve konsiderohet vepër penale.
![](https://www.arberia.tv/wp-content/uploads/2025/01/ldk-2025-1.gif)
![](https://www.arberia.tv/wp-content/uploads/2025/01/nisma-2025.gif)