Policia e Tiranës ka ndaluar një shtetase të huaj të moshës 20-vjeçare, pasi dyshohet për veprën penale “Vrasja e foshnjës”.
Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se urdhri i ndalimit të saj është dërguar nga Gjykata.
Ndërkohë materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme hetimore.