Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku një 3-vjeçar ka ndërruar jetë pas vizitës te një dentisti. Ngjarja thuhet se ka ndodhur 3 ditë më parë.
Kanë qenë prindërit e vogëlushit që kanë denoncuar rastin në polici. Ata akuzojnë një klinikë private në rrugën e Kavajës, ku e kishin dërguar djalin për disa ndërhyrje te dhëmbët. Sipas dëshmisë së prindërve, djalit i është bërë anestezi totale dhe pas përfundimit të të gjitha procedurave, kanë marrë fëmijën dhe janë larguar drejt banesës. Por pas disa orësh, 3-vjeçari është ndjerë keq.
Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se prindërit të gjendur në këto kushte, kanë telefonuar klinikën, ku nuk i është përgjigjur askush në telefon dhe më pas e kanë transportuar me urgjencë në Pediatrinë e QSUT-së.