Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Shqipëri > Tirana zbukurohet për Shën Valentin

Tirana zbukurohet për Shën Valentin

Sot është 14 shkurt, dita e Shën Valentinit ose Dita e të Dashuruarve. Në këtë ditë të veçantë të vitit, çiftet shkëmbejnë urime, dhurata, puthje dhe festojnë në mënyrën e tyre këtë ditë kushtuar dashurisë.

Unioni i Bashkive në Shqipëri ka publikuar fotografi të Tiranës e cilat në forma të ndryshme ka zbukuruar rrugët e sheshet me zemra të kuqe. “Nga Tirana e mbushur plot dashuri, ju urojmë një ditë të bukur“, thuhet në statusin e përshkrimit.

Shën Valentini është dita në të cilën festojmë atë mrekulli që është rënia në dashuri, duke shkëmbyer dhurata për t’i kujtuar njëri-tjetrit rëndësinë, bukurinë dhe kënaqësinë e të qenurit “të prekur” nga Erosi, zoti i dashurisë.

/TV Arbëria

Themes by WordPress