Superkupa e Shqipërisë është një ndeshje e cila luhet mes fituesit të Superligës së Shqipërisë dhe atij të Kupës së Shqipërisë.
Sonte me fillim nga ora 19:00 stadiumi “Air Albania” do të jetë nikoqir i përballjes mes Tiranës dhe skuadrës së Vllaznisë.
Tirana është kampione aktuale e Superligës së Shqipërisë, ndërsa Vllaznisë iu desh ta mposht Laçin 2:1 në finale të Kupës së Shqipërisë për të arritur në finalen e Superkupës.
Të dy këto skuadra u përballën për herë të fundit në muajin nëntor të këtij viti në kuadër të kampionatit shqiptar, ku ndeshja përfundoi pa fitues me rezultat të barabartë 0:0.
Deri tani, janë zhvilluar plot 28 finale të Superkupës së Shqipërisë, ku skuadra më e suksesshme është Tirana duke e fituar trofeun në fjalë në 11 raste.
Kampioni aktual i Superkupës së Shqipërisë është Teuta, e cila në finalen e 28 gushtit të vitit 2021 e mposhti 3:0 Teutën.
19:00 Tirana – Vllaznia (Stadiumi Air Albania). /TV Arbëria