Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Tirana dhe Shkëndija largohen nga garat evropiane, pësojnë humbje në shtëpi

Tirana dhe Shkëndija largohen nga garat evropiane, pësojnë humbje në shtëpi

Tirana dhe Shkëndija i ka përfunduar garat në Evropë për këtë edicion, duke u eliminuar pas humbjeve në shtëpi në Ligën e Konferencës.

Tirana humbi 1-0 në “Elbasan Arena” të enjten mbrëma nga Torpedo Kutaisi dhe është eliminuar nga Liga e Konferencës.

Ndeshja e parë në Gjeorgji javën e kaluar përfundoi 1-1 dhe pritej që Tirana të kalonte këtë raund, por humbi në shtëpi me rezultat 1-0, ku golin që e vendosi sfidën e shënoi sulmuesi norvegjez, Bjorn Johnsen.

Edhe Shkëndija e Tetovës nuk ka arritur që ta përmbys rezultatin nga ndeshja e parë që e humbi 2-0 nga Noah e Armenisë javën e kaluar.

Tetovarët e humbën edhe ndeshjen e dytë të zhvilluar në Shkup të enjten mbrëma me rezultatin 2-1.

Aleksandar Miljkovic në minutën e 20-të shënoi për Noahn, kurse Klisman Cake i barazoi shifrat në minutën e 53-të.

Francezi Virgile Pinson shënoi për mysafirët në minutën e parë të kohës shtesë dhe e vendosi rezultatin përfundimtar të ndeshjes.

Powered by WordPress