Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Time Kadrijaj: Më ndodh luftë, nuk do të jetë Kurti e as VV që do t’i dalin ballë, do të struken

Time Kadrijaj: Më ndodh luftë, nuk do të jetë Kurti e as VV që do t’i dalin ballë, do të struken

Time Kadrijaj deputete nga AAK-ja, ka theksuar rëndësinë e sakrificës së brezave të kaluar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, duke shprehur nderim dhe respekt për ata që dhanë gjithçka për vendin.

Ajo ka deklaruar se janë bërë shumë sakrifica për këto ditë të lirisë që po i gëzojmë sot.

“Çdo herë duhet të themi lavdi dëshmorëve të kombit, nder dhe respekt për invalidët e luftës që dhanë gjymtyrët e trupit, dhe respekt për veteranët që ndoshta krejt rastësisht, sot janë veteranë sepse mund të ishin edhe dëshmorë, heronjë apo invalidë,” ka thënë Kadrijaj.

Ajo ka nënvizuar se Kosova ka dhënë shumë për lirinë, duke përmendur sakrificat e brezave të tërë, përfshirë ish-të burgosurit politikë dhe gjeneratën e viteve të 90-ta, që luftuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“Kjo është vepra më sublime që i ka ndodhur Kosovës, sepse falë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ne sot e gëzojmë pavarësinë”, ka shtuar ajo.

Kadrijaj ka theksuar se gjeneratat e reja tani kanë mundësinë të ecin lirshëm nëpër Kosovën e tyre të dashur, për të cilën janë bërë sakrifica të mëdha.

Kadrijaj: Ka qenë dhimbje e madhe që kjo qeveri është dakorduar me listën serbe dhe me Radojiqiqin për mospërfshirje të veteranëve të luftës në listën e pagave minimale

Deputetja Time Kadrijaj ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti, duke thënë se ajo nuk ka treguar respekt për dëshmorët dhe veteranët e luftës.

Ajo ka shprehur shqetësim për marrëveshjen e arritur mes Qeverisë dhe Listës Serbe, e cila ka çuar në përjashtimin e veteranëve të luftës nga lista e pagave minimale.

“Ka qenë dhimbje e madhe që kjo qeveri është dakorduar me listën serbe dhe me Radojiqiqin për mospërfshirje të veteranëve të luftës në listën e pagave minimale,” ka thënë Kadrijaj.

Kadrija: Më ndodh luftë, nuk do të jetë Kurti e as VV që do t’i dalin ballë, do të struken

Kadrijaj tutje ka theksuar se kjo qeveri dhe kryeministri aktual, Albin Kurti, i kanë sjellë të këqija Kosovës.

“Sa më parë që të shkojë kjo qeveri në shtëpi, do të jetë më mirë për Kosovën dhe për popullin e Kosovës,” ka shtuar ajo.

Kadrijaj ka theksuar se lufta përfundoi në vitin 1999 dhe nuk ka vend për luftë, por ka thënë se, edhe nëse ndodhi një përshkallëzim i ri, as Albin Kurti, as Lëvizja Vetëvendosje nuk do të jenë në ballë të luftës, pasi, sipas saj, ata do të struken aty ku janë strukë gjatë periudhës së luftës, qoftë nëpër vendet e rajonit apo në diasporë. /TV Arbëria

INTERVISTA: