Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Tim Shkupi: Ali Ahmeti nuk i ka humbur zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut

Tim Shkupi: Ali Ahmeti nuk i ka humbur zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut

Tim Shkupi në një intervistë ekskluzive në TV Arbëria ka thënë se Ali Ahmeti në Maqedoninë e Veriut nuk i ka humbur zgjedhjet, siç është paraqitur.

“Nuk mund të them se nuk kam anë politike përderisa jam shqiptar dhe mbroj shqiptarinë time. Dhe pozicionet e lajmëtarit të shqiptarëve nuk ndryshojnë”, tha Tim Shkupi.

Tim Shkupi thotë se e mbështet garën e Ali Ahmetit.

“Aktivitetet e mia janë në favor të qenies biologjike shqiptare që ka përfaqësuar koalicioni për integrim në Evropë, Ali Ahmeti me bashkëpunëtorët e tij”

“Pjesa më e madhe e bashkëpunëtorëve të tij po e dezertojnë Ali Ahmetin”, deklaron ai tutje.

Sipas tij, koalicioni VLEN në Maqedoninë e Veriut nuk është fitues.

“U munduan ta paraqesin një pasqyrë të rreme se gjoja ka fituar VLEN, por s’është e vërtetë. Dështoi loja e Mickovskit”

“Nuk ka humbur Ali Ahmeti”