TikTokerja irakiane është qëlluar për vdekje para shtëpisë së saj në Bagdad, shkruan BBC.
Sulmi ka ndodhur të premten mbrëma në kryeqytetin irakian në lindje të lagjes Zayne, transmeton Telegrafi.
Në kumtesën e kësaj ministrie thuhet se “një ekip i specializuar” është angazhuar për të hetuar rrethanat e vdekjes së saj.
Fahad, emri i vërtetë i të cilës është Ghufran Sawadi, është qëlluar për vdekje në veturën e saj nga një person që iu afrua me motoçikletë.
Forcat irakiane të sigurisë thanë për AFP se sulmuesi ishte shtirur si shpërndarës i ushqimeve.
E Al Hurra raporton se në këtë sulm është lënduar edhe një grua tjetër. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=N5b235ZQ_nk