Ivana Knoll i është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve në një transmetim të drejtpërdrejtë në TikTok.
Një nga temat që u diskutua kishte të bënte me edukimin.
Modelja zeshkane ka diplomuar në Fakultetin e Arteve të Bukura (Grafikë) në Zagreb, teksa së fundmi ka zbuluar edhe detajet e shkollimit.
“Më përjashtuan nga dy shkolla të mesme. Hera e parë ishte për shkak të vonesës në klasë, sepse nuk më lejuan të kisha një mungesë të pajustifikuar duke pasur parasysh se tashmë kisha shumë. Një vajzë e klasës e detyroi mësuesin ta bënte. Kur mbërrita në shkollë, u informova për atë që ndodhi në pushim, në korridor e sulmova atë vajzë dhe e godita me grusht në kokë”, tha Knoll mes tjerash.
“Sa i përket përjashtimit të dytë, nuk më kujtohen të gjitha detajet dhe sinqerisht nuk jam e sigurt se çfarë ndodhi. Kam pasur shumë mungesa të pajustifikuara dhe mësuesja sapo i ka njoftuar prindërit e mi se jam përjashtuar. Mendoj se mund të kanë pasur një rol në këtë”, shtoi ajo.