Christopher Nkunku është parë duke luajtur një pozicion të ri në stërvitjen e Chelseat – duke i lënë tifozët në emocione.
Francezi mbërriti në Londër verën e kaluar pas transferimit të tij prej 60 milionë euro nga RB Leipzig.
Por, ai kishte disa lëndime në sezonin e tij debutues, duke bërë vetëm 14 paraqitje, 11 në Ligën Premier, me tri gola në total.
Sulmuesi 26 vjeçar luajti në një rol të mesfushës sulmuese, jashtë kuadratit dhe si sulmues në paraqitjet e tij të shkurtra në blu.
Në Leipzig, ai u vendos më shpesh në rolin e numrit 10.
Por, tifozët me sy shqiponjë të Chelseat e vunë re atë duke luajtur si numër 8 në mesfushë në stërvitjet parasezonale në Amerikë.
Njëri tha: “Liga Premier nuk është gati (për Nkunkun)”.
Një tjetër shtoi: “Ajo që më pëlqen të shoh”.