“Tifozat Kuq e Zi” festojnë sot 20-vjetorin e themelimit si tifo-grup.
Siç dihet, ky grup tifozësh shqiptarë ka organizuar një festë të madhe për ditën e sotme.
Festa do të mbahet në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, me fillim prej orës 18:00.
Artistë të ndryshëm do të jenë prezent gjithashtu për të performuar, përfshirë Ilir Shaqiri, Enkelejda Arifi e Selami Kolonja.
TKZ kanë bërë të ditur se mbrëmja do të mbyllet me një spektakël “pyro-show”.
Kujtojmë se festa në sheshin “Skënderbej” ka një biletë hyrjeje simbolike prej 2 eurosh. Tifo-grupi shqiptar shkroi se “çdo kontribut i juaji në konsumimin e pijeve dhe artikujve të TKZ-së është ndihmë për aksionet dhe aktivitetet e grupimit”.
/TV Arbëria