Nga 16 Gushti, një numër i madh i bizneseve në Kosovë janë përballur me ndërprerje të energjisë elektrike, pas hyrjes në fuqi të vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për daljen e tyre në tregun e lirë.
Kjo situatë ka shkaktuar reagime të shumta nga përfaqësues të bizneseve dhe ekspertë të ekonomisë të cilët paralajmërojnë për pasoja serioze në aktivitetin ekonomik, humbje milionëshe, mbyllje të fabrikave dhe rrezik për vendet e punës.
E së fundmi një kompani me rreth 200 punëtorë në Ferizaj ka njoftuar për mbyllje të aktivitetit.
Punëtorët janë informuar dhe kanë pranuar vendimet për përfundimin e marrëdhënies së punës. Kompani kjo e cila është në pronësi të një investitori të huaj, me shtetësi holandeze.
Teksa sipas burimeve, ditëve në vijim pritet që edhe një tjetër biznes në Ferizaj – që është shumë afër të marrë vendimin për mbyllje (me mbi 95% gjasë), të ndjekë të njëjtën rrugë.
Ndërkohë që çmimi i energjisë elektrike po rritet, shumë biznese po e shohin të pamundur vazhdimin e operimit në këto kushte.
Nëse kështu vazhdon, investitorët e huaj do të largohen, ndërsa punëtorët do të detyrohen të kërkojnë të ardhmen diku tjetër – atje ku kushtet janë më të favorshme.