Blog Post

Arbëria TV > Siguri > Thyente xhamat e makinave dhe vidhte sendet personale, arrestohet 44-vjeçari në Durrës

Thyente xhamat e makinave dhe vidhte sendet personale, arrestohet 44-vjeçari në Durrës

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 44-vjeçar për veprat penale “Vjedhja” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Sipas njoftimit të policisë, i arrestuari thyente xhamat e makinave dhe më pas vidhte sendet personale brenda saj.

Arrestimi i J. V., 44 vjeç, banues në Durrës u bë në tentativë për të vjedhur sendet personale në një automjet, në lagjen nr.4 në Durrës.

“Nga hetimet rezultoi se shtetasi J. V., gjatë muajit prill 2023, në lagje të ndryshme të qytetit të Durrësit, në 6 raste, pasi ka thyer xhamat e automjeteve, me sende të forta, ka vjedhur sende të ndryshme në këto automjete” bënë të ditur policia.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin edhe të disa vjedhjeve të tjera që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas.

/Arbëria TV