Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Thyen heshtjen VV-ja për audio-incizimin mes Kusari – Lilës dhe Radoiçiqit: Trashëgimia e keqe e tyre nuk bëhet dot mëkat i yni

Thyen heshtjen VV-ja për audio-incizimin mes Kusari – Lilës dhe Radoiçiqit: Trashëgimia e keqe e tyre nuk bëhet dot mëkat i yni

Pas publikimit të incizimit së shefes së grupit parlamentar të LVV, Mimoza kusari – Lila dhe terroristit Milan Radoiçiq, ka reaguar zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, shkruan TVArbëria.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ai ka thënë se trashëgimia e keqe e tyre nuk bëhet dot mëkat i yni.

“Trashëgimia e keqe e tyre nuk bëhet dot mëkat i yni. Ata që kanë bërë biznese, koalicione, qeveri e miqësi me Radoiçiqin nuk mund të na bëjnë gjyqin neve sot”, ka shkruar ai.

Më tej, ai është shprehur se Radoiçiq ka ikur maleve me ‘bisht nën shalë’ e nuk zë vend në karriget e zyrës së Kryeministrit.

“Me neve Radoiçiq ikë maleve me bisht nën shalë, e nuk zë vend në karrigat e zyrës së Kryeministrit. Kjo është sa për përkujtim për të gjithë korin kritikues e akuzues që i kemi dëgjuar dje e sot. Tjerat i gjykon më së mirë qytetari. Ai më së miri e di se ku ishte Lista Serbe dhe Radoiçiq para qeverisë sonë, dhe ku janë sot”, thekson Manxhuka. /TVArbëria

Postimi i plotë:

 

Deputeti i PDK-së për përgjimin e Kusari – Lilës: Komunikimi me kriminelin terrorist ngre dyshime për rrezikimin e sigurisë kombëtare

Përgjimet mes Mimoza Kusari-Lila dhe Milan Radoiçiq, Kasolli: biseda qenka zhvilluar me një gjuhë goxha “intime” politike

Biseda e Kusarit me Radoiçiq, analisti: Shqetësuese rehatia dhe komoditeti i bisedës, Qeveria të dorëhiqet

Përgjimi i Kusari – Lilës, analisti serb flet për TVArbëria: Si kryetare e grupit parlamentar, detyra e saj partiake është të bisedojë me partnerët politikë

 

 

Themes by WordPress