Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kulturë-Histori > ‘Thirrje për ushqim të shëndetshëm’, protestueset hedhin supë mbi Mona Lizën në Paris

‘Thirrje për ushqim të shëndetshëm’, protestueset hedhin supë mbi Mona Lizën në Paris

Dy femra kanë kaluar barrierën që mbron pikturën më të famshme në botë në muzeun e luvrit në Paris dhe sulmuan pikturën e njohur të Da Vinçit. Aktivistet mjedisore derdhën supë mbi xhamin e blinduar që mbron Mona Lizën, duke bërë thirrje për ushqim të shëndetshëm.

Dy aktivistet kishin veshur një bluzë me shkrimin “Përgjigje ndaj ushqimit” dhe bërtisnin para pikturës: “Çfarë është më e rëndësishme? Arti apo e drejta për ushqim të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm? Sistemi juaj bujqësor është i sëmurë. Fermerët tanë po vdesin në punë,” thanë ato.

Pas këtyre thirrjeve ato ngritën lart duart e djathta, ndërsa punonjësit e Luvrit u kërkuan të pranishmëve të evakuoheshin.

Sigurimi i muzeut më pas shihet duke vendosur ekrane të zeza përpara tyre për të mos lejuar përjetësimin e situatës përmes celularëve apo kamerave.

Piktura e shekullit të 16-të nga Leonardo da Vinçi është një nga veprat më të famshme të artit në botë dhe mbahet në Luvër në qendër të Parisit.

 

 

 

 

 

 

 

Powered by WordPress