Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Thiago Motta pritet të nënshkruajë kontratë trivjeçare me klubin

Thiago Motta pritet të nënshkruajë kontratë trivjeçare me klubin

Thiago Motta është gati t’i bashkohet Juventusit me një kontratë trivjeçare, pas largimit të tij nga Bologna.

Ish-ylli i Barcelonës dhe PSG-së është momentalisht në Portugali, dhe të martën pritet të vë firmën në kontratë me Juventusin, që e mbanë atë në klub deri në vitin 2027.

Në momentin që këto formalitete do të kryhen, ai edhe do të prezantohet ai trajner i “Zonjës së Vjetër”.

Motta ishte faktori kyç që Bologna siguroi vendin e pestë, dhe rrjedhimisht edhe kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Mirëpo, 41-vjeçari vendosi të mos e vazhdojë qëndrimin e tij te Bologna.

“Bardhezinjtë” i ndanë rrugët me Massimiliano Allegrin pas finales së Kupës së Italisë, pasi ky i fundit tregoi sjellje të keqe në drejtim të gjyqtarëve gjatë asaj ndeshje.

Gjigantët e Serie A po synojnë të përmirësojnë skuadrën për sezonin e ardhshëm, duke u adaptuar në filozofinë e Mottas, që ka të bëj me posedimin e topit dhe presionit lartë në fushë.