Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Thiago Messi po i ndjek hapat e babait të tij

Thiago Messi po i ndjek hapat e babait të tij

Kur babai yt vlerësohet si një nga futbollistët më të mëdhenj që ka shkelur ndonjëherë në fushë, ka gjasa të mëdha që edhe ti të ndjekësh gjurmët e tij, apo jo?

Epo, duket se pikërisht këtë rrugë po ndjek Thiago Messi, djali i Lionel Messit, fitues i tetë herë i “Topit të Artë”.

Thiago, 12 vjeç, luajti të hënën për ekipin nën-13 të Inter Miami-t në turneun Newell’s Cup në Rosario, Argjentinë, duke mbajtur fanellën ikonike me numrin 10 të babait të tij.

Ky është edicioni i dhjetë i turneut rinor, ku marrin pjesë tetë klube nga Amerika Veriore dhe Jugore gjatë pesë ditëve të garës.

Lionel Messi vetë ka lindur në Rosario, qyteti ku ndodhet klubi Newell’s Old Boys, dhe kaloi pesë vite në akademinë e këtij klubi argjentinas përpara se t’i bashkohej akademisë së famshme të Barcelonës, La Masia, në moshën 13-vjeçare.

37-vjeçari, i cili kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij te Barcelona, përpara se të transferohej te Paris Saint-Germain dhe më pas te Inter Miami, ka arritur suksese të jashtëzakonshme në futboll – duke fituar 13 tituj kampionati dhe katër herë Ligën e Kampionëve.

Ai gjithashtu udhëhoqi Argjentinën drejt triumfit në Kampionatin Botëror në vitin 2022, si dhe në Copa America në vitet 2021 dhe 2024.

Edhe pse Messi nuk ishte i pranishëm në Kompleksin Sportiv Jorge B. Griffa, një banderolë me imazhin e tij duke puthur trofeun e Botërorit qëndronte si mbështetje për Thiagon.

Në tribunë ishin nëna e Thiagos, Antonela Roccuzzo, si dhe gjyshërit e tij, Jorge dhe Celia Messi, ndërsa Inter Miami humbi 1-0 ndaj klubit pritës, Newell’s Old Boys.

Gjithashtu, në të njëjtën ndeshje, mori pjesë edhe Benjamin Suarez, djali i sulmuesit të Inter Miami-t, Luis Suarez.

Inter Miami do të kthehet në fushë të martën, për t’u përballur me klubin uruguaian Peñarol 91.

Themes by WordPress