Barcelona ka njoftuar zyrtarisht rikthimin e përkohshëm të Thiago Alcantara në klub. Ai do të jetë pjesë e stafit të trajnerit të ri, Hansi Flick.
33-vjeçari Alcantara ditë më parë u pensionua nga futbolli.
Alcantara do t’i kalojë javët e ardhshme si pjesë e ekipit të Hansi Flick. Ai do të jetë pranë trajnerit gjatë gjithë verës dhe gjatë turneut në SHBA.
Alcantara ka një marrëdhënie të ngushtë me Hansi Flick, e cila u krijua gjatë një sezoni që dyshja punuan së bashku në Bayern Munich, kur fituan tripletën.