Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Therret me thikë i mituri nga bashkëmoshatari i tij në Besianë

Therret me thikë i mituri nga bashkëmoshatari i tij në Besianë

Policia ka njoftuar për arrestimin e një të mituri në Besianë, nën dyshimin se e ka therur me thikë një të mitur.

Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Podujevë 16.10.2024-14:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që i njëjti ka therur me thikë viktimën mashkull kosovar i mitur. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim