Theret me thikë një i mitur në Prishtinë, dhe katër të tjerë janë arrestuar, pasi për shkaqe ende të panjohura ishin përfshi në një rrahje.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur mbrëmjen e 10 shkurtit, ku i lënduari është dërguar në QKUK për tretman mjekësor nga i cili njësiti policor ka sekuestruar një thikë.
Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe hetuar rastin. Me vendim të prokurorit i dyshuari i cili dyshohet ta ketë therë tjetrin është dërguar në mbajtje, kurse të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.
/TV Arbëria