Një i mitur është goditur me thikë gjatë një përleshje që ka ndodhur në shkollën e mesme “Adem Gllavica” në Lipjan.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 14:24, ka njoftuar policia.
“Një mashkull nga Kosova (i mitur) ka pësuar lëndime trupore pasi është goditur me thikë gjatë një përleshje që ka ndodhur midis disa personave. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor”, njofton policia.
Lidhur me rastin janë intervistuar disa persona.
Në konsultim me prokurorin një i dyshuar (i mitur) është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
/TV Arbëria