Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Theret me thikë një person tek “Xhamia e Llapit”

Theret me thikë një person tek “Xhamia e Llapit”

Një person ka mbetur i lënduar nga përdorimi i thikës sot tek “Xhamia e Llapit” në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë Enis Plana, ka thënë se personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor.

”Sot rreth orës 14:30 kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në Rr. Ilir Konushevci në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë dyshohet të jetë lënduar një person i cili është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, tha ai.